Mjekësia Sportive

Certifikimi shëndetësor i sportistëve me standarde profesionale — për individë, klube dhe federata sportive.

Shërbim i specializuar

Sportistët certifikohen mbi gjendjen shëndetësore

Mjekësia sportive në Biohit ofron vlerësim të plotë mjekësor për sportistët para dhe gjatë angazhimit sportiv. Përmes ekzaminimeve klinike, analizave laboratorike dhe testeve kardiologjike, ne sigurojmë që çdo sportist është i aftë fizikisht dhe shëndetësisht për aktivitet sportiv.

Ky shërbim është i dedikuar për sportistët individualë, klubet sportive dhe federatat që kërkojnë certifikim zyrtar të gjendjes shëndetësore të anëtarëve të tyre.

Mjekësia sportive në Biohit

Procesi i certifikimit

01

Anamneza dhe ekzaminimi

Vlerësimi i historisë mjekësore dhe ekzaminimi i përgjithshëm fizik i sportistit.

02

Ekzaminimi kardiologjik

EKG, matja e tensionit dhe vlerësimi i funksionit kardiovaskular gjatë ngarkesës.

03

Analizat laboratorike

Hemogram, biokimi, hormone dhe parametra të performancës fizike.

04

Certifikata shëndetësore

Lëshimi i certifikatës që vërteton aftësinë e sportistit për aktivitet sportiv.

Specialisti

Dr. Bernard Tahirbegolli

Specialist i mjekësisë sportive, përgjegjës për vlerësimin shëndetësor dhe certifikimin e sportistëve në Biohit. Me përvojë në vlerësimin e performancës fizike dhe parandalimin e lëndimeve sportive.